Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një femër, e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Rrustem Statovci’, mbrëmjen e së shtunës, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.