Kronikë

Dhunë në familje në Podujevë e Pejë

Descriptive Text

Të paktën dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

Sipas raportit të Policisë, në Podujevë është arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën i cili raportohet të jetë mashkull. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar dy persona të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.