Edhe dy persona tjerë janë arrestuar të shtunën për rastin e grabitjes në Shtime, ku mbeti një person i vrarë e një tjetër i plagosur.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, majori i Stacionit Rajonal të Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.
Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar në Prishtinë.
“Deri me tani, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, A.T. 34 vjeçar, A.T. 44 vjeçar, A.M. 44 vjeçar”, ka thënë ai.
Kujtojmë se dje është arrestuar i dyshuari i parë lidhur me rastin e grabitjes në Shtime.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kap një të dyshuar për grabitjen në Shtime
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Arrestohen tre persona në Ferizaj, dyshohen se me AK-47 grabitën një market
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren