Kronikë

Çka parasheh Kodi Penal për vëllezërit Ndrecaj në rastin e Shtimes ku mbet i vdekur i dyshuari për grabitje

Çka parasheh Kodi Penal për vëllezërit Ndrecaj në rastin e Shtimes ku mbet i vdekur i dyshuari për grabitje

Një muaj paraburgim dhe një muaj arrest shtëpiak ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj dy vëllezërve N. Ndrecaj dhe A. Ndrecaj, të cilët dyshohen për vrasjen e një personi, i cili bashkë me një person tjetër kishin hyrë në shtëpinë e tyre për të grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Shtime. Sipas Gjykatës, të dyshuarit me dashje e kanë privuar nga jeta të F.G., i cili është djalë i një zyrtari policor nga Graçanica.