Kronikë

Kapet duke transportuar ilegalisht 2000 kg shalqinj

 

Raportohet se nga njësiti policor në Leposaviq, është ndaluar ngasësi i një kombi, ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (2000 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Me vendim të prokurorit, mjeti me mallin dërgohet në terminalin doganor në Mitrovicë.