Kronikë

Për 24 orë u ngritën 32 aktakuza kundër 41 personave në Kosovë

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 32 aktakuza kundër 41 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 4 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 4 persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë 3 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për 4 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 1 person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur 8 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka 3 aktakuza kundër 4 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 3 persona të dyshuar dhe ka ngritur 6 aktakuza, kundër 6 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar si dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.