Sonte rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin shqiptar L.Ç, 42-vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, shtetasit S.Ç, 73-vjeç; M.Ç, 50-vjeçe, E.Ç, 13-vjeç dhe L.Ç, 73-vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51-vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, transmeton tch.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes