Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi i cili shkaktoi aksident me fatalitet muajin e kaluar

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi i cili shkaktoi aksident me fatalitet muajin e kaluar
Foto: Ilustrim/Koha
 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.Z., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, i cili gjendet nën masën e paraburgimit, që nga data 06 korrik 2019.

Sipas aktakuzës, më 04 korrik 2019, në orën 22:55 minuta, në rrugën Uglarë-Malishevë, i pandehuri K.Z., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës ‘’Opel Vectra’’, ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet.