Kronikë

Dy të arrestuar pasi kaluan ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj pasi ilegalisht kaluan kufirin e Maqedonisë për në Kosovë.

“Në Ferizaj, dje janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.