Kronikë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për plaçkitjen e 65 mijë eurove

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitje”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit L.H. dhe S.H., në Gjilan, më 3 korrik 2019 rreth orës 18:30 minuta, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë depërtuar në shtëpinë e të dëmtuarit S.S., me ç’rast nën kanosje kanë grabitur të holla në shumë prej 65.000 (gjashtëdhjetepesë mijë) euro dhe një shumë të konsiderueshme ari”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.