Kronikë

Theri me thikë një të mitur, arrestohet

Një i mitur është arrestuar në lagjen ‘Kurilla’ në Prizren, pasi që kishte therur me thikë viktimën të mitur, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është hospitalizuar, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.