Aksidentohet për vdekje një 31-vjeçar në Shqipëri Foto: Ilustrim

Aksidentohet për vdekje një 31-vjeçar në Shqipëri

20 July 2019 09:23

Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa udhëtonte me veturë mëngjesin e së shtunës.

Mësohet se në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, vetura me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit, transmeton ch.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme