Kronikë

Kërkohet paraburgim për personin që e dhunoi një vajzë në Gjakovë dhe e incizoi aktin për ta shantazhuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H., nga Komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Rasti ka ndodhur me 18.07.2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një Klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë, dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon”, thuhet në raportin e gjykatës.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.