Shqiptari në Greqi vret kushëririn e gruas në sy të fëmijëve

Shqiptari në Greqi vret kushëririn e gruas në sy të fëmijëve

18 July 2019 09:53

Një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë sot në Greqi nga i afërmi i tij. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Agxialo, ku dy burrat me origjinë shqiptare, miq mes tyre po drekonin në shtëpi.

Por pasdite ka pasur një debat të fortë mes tyre dhe më pas 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë kushëririn e gruas së tij 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi, por nuk dihen arsyet për ngjarjen e rëndë.

Viktima u transportua në Spitalin e Volosit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia/BW.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme