Hajnat vjedhin përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova” Foto: Ilustrim/Koha

Hajnat vjedhin përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”

16 July 2019 10:19

Edhe autostrada “Ibrahim Rugova” është bërë cak i hajnave të Kosovës.

Dje, në Policinë e rajonit të Prizrenit, kanë shkuar informata nga një punonjës i një firme që mirëmban këtë autostradë, se disa hajna kanë vjedhur 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse.

“Ankuesi që është punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme