Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 40 ditë paraburgim për S. T., shtetas i Gjermanisë dhe Turqisë.
I njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale vjedhje dhe grabitje me armë dhe kërkohet nga autoritetet gjermane.
“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej në liri, i kërkuari mund të ikte, të largohej nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin për media, përcjell ksp.
“Andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës së ekstradimit”, thuhet më tej në njoftim.