Kronikë

Digjet një ekskavator në Shtërpcë, dëmtohet një tjetër

Një ekskavator është djegur të dielën në orët e mëngjesit në Shtërpcë.

Një person ka informuar policinë se persona të panjohur i kishin vënë zjarrin ekskavatorit, ndërsa në vendin e ngjarjes njësiti i hetuesisë dhe krimtekinës kishin vënë re se ishte dëmtuar edhe një ekskavator tjetër.

Nuk raportohet për të lënduar.