Kronikë

Raporton në polici se burri dhe vjehrra po e keqtrajtojnë, bashkë me 3 vajzat dërgohet në strehimore

Dhuna në familje po shënon rritje të vazhdueshme në Kosovë.

Çdo ditë në raportin e policisë raportohet të paktën 1 rast i dhunës në familje.

Dje në Prizren, një grua ka raportuar se që një kohë po keqtrajtohet fizikisht e psiqikisht nga burri i saj dhe vjehrra, transmeton Koha.net.

Burri i saj është arrestuar ndërsa vjehrra është liruar, e ajo bashkë me 3 vajzat është dërguar në strehimore.

“Prizren 09.07.2019 – 20:00. Viktima femër k-shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj mashkull k-shqiptar dhe vjehrra e saj femër k-shqiptare që një kohë e kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikishtë. Bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt. Viktima së bashku me tri vajzat e sajë është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.