Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se është vrarë Foto: Koha / ilustrim

Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se është vrarë

09 July 2019 18:43

Një burrë, i lindur më 1957, është gjetur sot pa shenja jete në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Policia ka marrë informatën rreth orës 13:00, se në lagjen 29 në Fushë Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thotë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se, “vdekjen e viktimës, burrë (1957), e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri”.

Ahmeti tutje thotë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme