Një burrë, i lindur më 1957, është gjetur sot pa shenja jete në Fushë Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia ka marrë informatën rreth orës 13:00, se në lagjen 29 në Fushë Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thotë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se, “vdekjen e viktimës, burrë (1957), e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri”.
Ahmeti tutje thotë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.