Të dyshuarit për patentë shoferë lirohen nga paraburgimi, dërgohen në arrest shtëpiak Foto: Koha

Gjykata konfirmon vendimin për të dyshuarit për dallavere me patentë shoferë

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 09 July 2019 17:01
17:45

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, ka konfirmuar raportimit e “Kohës Ditore” duke thënë se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F. L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A dhe M.M, se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa të pandehurit A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A, M.M, A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ne kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata thotë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga data e pa përcaktuar e deri me dt. 05.07.2019, në bazë të marrëveshjes paraprake e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, si zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës - Sektori i patentë shoferëve.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

17:01

Të dyshuarit për patentë shoferë lirohen nga paraburgimi, dërgohen në arrest shtëpiak

Të gjithë të arrestuarit në rastin e dyshimeve për dallavere me patentë shoferë janë liruar nga gjykata. Të gjithë të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, raporton Koha Ditore.

Një gjë të tillë për gazetën e ka konfirmuar avokati Nazim Mehmeti që në këtë proces e përfaqëson të dyshuarin Naser Llugaliun.

Sipas Mehmetit para 30 minutave Gjykata ka marrë aktvendim me të cilin ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore për masën e paraburgimit për shumicën e të dyshuarve.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme