Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, në orët e para pas mesnatës (01:52), në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.
Në këtë aksident, të përfshira kanë qenë një veturë targa lokale, të cilën e drejtonte i dyshuari shqiptar i Kosovës dhe një veture zyrtare me ç’rast pasagjeri i veturës zyrtare, viktima shqiptar i Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.