Arrestohet pasi sulmoi e kanosi policët në Mitrovicë Foto: Ilustrim/Koha

Arrestohet pasi sulmoi e kanosi policët në Mitrovicë

05 July 2019 10:52

Policia në Mitrovicë njofton se dje është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Ngjarja është raportuar rreth orës 23:30, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli, me ç’ rast i dyshuari, ngasësi i një veture, duke mospërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Ndaj të dyshuarit të arrestuar F. U. shtetas i Republikës së Kosovës, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim te prokurorit te rastit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘sulm dhe kanosje ndaj zyrtarëve policor’”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme