Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

17-vjeçari i plagosur dje në Prishtinë ndërroi jetë

I mituri i plagosur dje, L.B, 17 vjeç, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare si pasojë e plagëve të marra, ka njoftuar për Kohën, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 10:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja, se ka ndërruar jete L.B. 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.

L.B. u plagos dje pasdite në Arbëri, te varrezat.