Kronikë

Dy të arrestuar për transplantim të kundërligjshëm e trafikim të organeve

Dy të arrestuar për transplantim të kundërligjshëm e trafikim të organeve
Foto: Ilustrim/Koha

Sot më datë 18.06.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë.

Pas ndërmarrjes së këtij plani ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet (A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare) nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikim i Organeve dhe Qelizave njerëzore, si dhe Bashkëkryerja, sipas kodit penal të RKS-së.