Katër burra janë arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Podujevë.
Përveç në Podujevë që rasti kishte ndodhur më 16 qershor, derisa në qytetet e tjera ka ndodhur më 17 qershor, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se në Prishtinë i dyshuari është arrestuar i dyshuar pasi kishte sulmuar viktimën, grua shqiptare. Me këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Edhe në Prizren i dyshuari kishte sulmuar fizikisht një grua, e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.
Në Gjilan raportohet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave, gra shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Kurse në Podujevë një burrë ka sulmuar fizikisht një grua, që gjithashtu ka marrë tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.