Kronikë

Tre të kërkuar arrestohen në aeroport

Tre të kërkuar arrestohen në aeroport
Foto: Ilustrim
 

Tre persona të kërkuar janë arrestuar gjatë ditës së premte, 14 qershor, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit në raportin 24 orësh të policisë, në aeroport një burrë është arrestuar në mëngjes, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës. Ngjashëm ka ndodhur edhe me të arrestuarin e dytë, që u arrestua rreth orës 14:00.