Kronikë

9 vjet burgim të miturit që qëlloi për vdekje në kokë e shpinë një person

Foto: Koha / ilustrim
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të miturit Sh. R. në kohëzgjatje prej 9 vjet burgim.

Siç njofton kjo Gjykatë, i mituri me datë 20.02.2019, rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, përkatësisht afër stacionit të autobusëve, për motive të ulëta, nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje direkte dhe në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin M. A., duke e qëlluar me revole njëherë në kokë dhe dy herë në shpinë.