Kronikë

Therje me thikë në Prishtinë

Ilustrim

Një burrë në Prishtinë është dërguar dje për tretman mjekësor në QKUK pasi ishte therur me thikë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Policia shton se nuk dihen motivet e këtij sulmi që ka ndodhur në rrugën Bajram Bahtiri, derisa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.