Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale ‘grabitje’.
Përmes një komunikate për media njoftojnë se rasti ka ndodhur më 7 qershor 2019 në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar:
D. 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës
T. 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës
A. 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës
S. H., 17 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës
Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar një boks hekuri dhe para të gatshme 880 euro.
“Të njëjtit në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe kanë pranuar se në bashkëveprim e kanë kryer veprën. Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentin e krimeve të rënda në Prizren, ku të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar”, thuhet në njoftim.