Kronikë

Duke grumbulluar hekur has në mjet shpërthyes

Dje në Podujevë, ankuesi mashkull K-Shqiptar pronar i një hekrarije, ka raportuar se gjatë grumbullimit të hekurit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar mortajë në mënyrë të sigurt.