Kronikë

Dy vjet burgim mashtruesit për viza

Dy vjet burgim mashtruesit për viza
Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.Z. nga Prizreni, për shkak të veprave penale mashtrim dhe veprës penale kanosje.

I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, për këto vepra penale është shpallur fajtor dhe gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje dy vjet dhe me një gjobë 1800 euro.