Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.Z. nga Prizreni, për shkak të veprave penale mashtrim dhe veprës penale kanosje.
I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, për këto vepra penale është shpallur fajtor dhe gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje dy vjet dhe me një gjobë 1800 euro.
Ai me datën dhe kohë të pacaktuar gjatë viti 2018, në Prizren me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka mashtruar të dëmtuarit me iniciale I.H duke i premtuar se do t'i rregullojë vizën zvicerane dhe në këmbim të vizës të dëmtuarit i merr para në vlerë prej 3.750,00 euro, dhe të dëmtuarit tjetër me iniciale M.C. i merr para në vlerë prej 3.800,00 (tremijë e tetëqind) euro; po ashtu më 14 mars 2019, në Prizren seriozisht e kanosë të dëmtuarin me iniciale I.H. me fjalë kërcënuese pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me mashtrimin që ia kishte bërë i pandehuri të dëmtuarit për çështjen e rregullimit të dokumenteve zvicerane, të cilat i pandehuri nuk ia kishte rregulluar, në momentin kur i dëmtuari e ka raportuar rastin në Stacionin Policor në Prizren.
-
Një muaj paraburgim burrit që mashtroi me vizë dhe i mori jashtëligjshëm 17.000 euro
-
Mashtroi me vizë, dënohet më një vit burg dhe 800 euro gjobë
-
10 vjet e gjysmë burgim tre personave për mashtrim me viza në Prizren
-
Për mashtrim, dy vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë
-
Aktakuzë për fajde në Prizren, mori 3 mijë euro borxh, u detyrua t’i kthejë edhe 18 mijë