Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar Flamur Hoxhën, Besim Rexhajn dhe Veprim Rexhepin, në një rast ku akuzoheshin për mashtrim me viza në komunën e Prizrenit.
Hoxha është dënuar me dënim unik prej 6 vjet burgim dhe 21 mijë euro gjobë, Rexhaj me 4 vjet burgim e 12 mijë euro gjobë, derisa Rexhepi me 6 muaj dënim burg me kusht.
Gjithashtu janë konfiskuar një sërë pronash, shtëpi, banesa e vetura të të akuzuarve, raporton KTV.
Gjykata ka urdhëruar të akuzuarit që të kompensojnë palët e dëmtuara. Viktima të këtij rasti pretendohet të jenë afër 500 persona, që kanë paguar mijëra euro për të mbërritur deri te një vizë gjermane. Ky rast i Prokurorisë Speciale, ishte një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave.
-
10 vjet burg për tre personat që mashtruan me vizat gjermane
-
Dy vjet burgim mashtruesit për viza
-
Një muaj paraburgim burrit që mashtroi me vizë dhe i mori jashtëligjshëm 17.000 euro
-
Arrestohen dy persona që dyshohen se mashtruan me viza pune në agjencinë e tyre të punësimit
-
Pesë të akuzuar për bixhoz në Prizren dënohen me gjoba në vend të burgimit