16:28

Sulmi i dytë ndaj gruas rome në Ferizaj

Ka filluar të qarkullojë edhe një video tjetër ku shihet duke u sulmuar gruaja rome në Ferizaj.

Në video shihet se ajo është sulmuar nga një person i cili e ka goditur nga mbrapa në kokë dhe pastaj e shqelmoi disa herë derisa ajo ishte e rrëzuar për toke.

14:02

Sulmohet sërish gruaja rome, tani në Ferizaj

Pasi u sulmua para pak ditësh nga disa persona në Lipjan, gruaja rome është sulmuar edhe sot në Ferizaj, transmeton KTV.

KTV-ja ka siguruar pamje nga momenti kur ajo sulmohet, derisa nga goditjet bie përtokë.

Disa të rinj në Lipjan sulmojnë gruan rome, njëri e rrëzon përtokë me grusht pas koke

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për rastin në Lipjan, gjersa ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për rastin.