Kronikë

Digjet një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Foto: Koha

Është djegur një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova” para pak çastesh.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Koha.net se kamioneta Sprinter Mercedes është djegur në tërësi dhe ishte duke lëvizur në drejtim të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka parë se një kamionetë e tipit Sprinter Mercedes është djegur në tërësi, e cila ka qenë duke lëvizur në drejtim të Prishtinës. Automjeti ka qenë me targa lokale”, ka thënë Kelani.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar, gjersa KTV-ja ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

{gallery}