Kronikë

Një autobus dhe një kamion aksidentohen në Rakovinë, disa të lënduar

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një kamioni në fshatin Rakovinë të Gjakovës në mesditën e së mërkurës.

Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, ka thënë për Koha.net, se ka disa të lënduar dhe se gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut.

“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marrë informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policorë ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor e që sipas personelit mjekësor gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ajo.