Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për trafikim me njerëz Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për trafikim me njerëz

22 May 2019 09:49

Dje në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është intervistuar viktima femër K/Shqiptare ndërsa i dyshuari gjatë verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata, dhe i njëjtit i është dorëzuar njësitit policor të Klinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme