Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur akgjykimin kundër të akuzuarve E.T. M.L. D.P. A.GJ. H.S. A.D. dhe S.L.
Sipas njoftimit, të akuzuarit E.T. dhe M.L. për veprën penale “Mashtrimi” janë liruar nga akuza ndërsa për veprën Falsifikimi i dokumenteve është refuzuar aktakuza për shkak të parashkrimit absolut.
Të akuzuarit A.GJ. dhe H.S. janë gjykuar për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar janë liruar nga akuza , ndërkaq i akuzuari D.P. për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës” apo “autoritetit zyrtar” nga dhe “Lidhja e Kontratës së Dëmshme” është liruar nga akuza.
I akuzuari A.D. është gjykuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës” apo “autoritetit zyrtar” është liruar nga akuza, ndërkaq të akuzuarit S.L. dhe E.T. për shtytje në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës” apo “autoritetit zyrtar” janë liruar nga akuza.
Gjykata pas administrimit të provave të propozuara nga Prokuroria nuk ka vërtetuar dyshimet e bazuara se këta të akuzuar kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.
Në vitin 2015 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve E.T. M.L. D.P. A.GJ. H.S. A.D. dhe S.L. për tenderin “Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të KEK-ut” për sigurimin fizik të objekteve të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt civilo-juridik.