“Curri” arrestohet për fajde Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Arrestohet edhe Rrahim Hashimi

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 20 May 2019 10:57
11:19

Gazeta “Koha Ditore” merr vesh se është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Rrahim Hashimi, në shtëpinë e tij në një fshat të Vushtrrisë.

Hashimi ishte në arrati ndërkaq dyshohet se kishte ndërmjetësuar dhënien e parave me fajde nga Osmani tek biznesmeni.

Ai është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.

10:57

“Curri” arrestohet për fajde

Koha Ditore ka raportuar në mëngjes për arrestimin e bosit të kazinove dhe bastoreve, Ismet Osmani i njohur si “Curri”.

Burime të gazetës brenda hetuesisë kanë thënë se arsyeja e këtij arrestimi janë fajdet.

Sipas të njëjtit burim Ismet Osmani-"Curri" në bashkëpunim me dy persona të tjerë i kanë dhënë pare me fajde një biznesmeni nga Prishtina. Kur biznesmeni ua ka vonuar pagesat, Osmani sipas burimeve ia ka marrë shtëpinë në qendër të Prishtinës. Gazeta e di identitetin e biznesmenit.

Një burim brenda Policisë se Kosovës ka thënë se i dyshuari, Rrahim Hashimi, i cili është në arrati e ka ndërmjetësuar dhënien e parave fajde nga Osmani tek biznesmeni. Hashimi është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme