Kronikë

Në Kosovë gjatë 24 orëve: 69 aktakuza, 15 të ndaluar, 8 të paraburgosur

Foto: Koha / ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore të Kosovës, janë ngritur 69 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të Shtetit, në të gjitha prokuroritë themelore, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 15 persona për 48 orë, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, sipas raportit 24-orësh të tij, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit, janë bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në rajonin e Prizrenit.

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës.

Në këtë rast janë sekuestruar:

- Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm;

- Një (1) karikator;

- Një (1) fishek i të njëjtit kalibër.

Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë bërë 3 kërkesa për sekuestrim.

Më 16 maj 2019, afër stacionit të autobusëve në Prizren, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave. Si pasojë e këtij konflikti njëra palë ka rezultuar me “Lëndim të lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, si dhe, është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundëvajtëse.