Kronikë

Shtatë çanta me drogë kapen në Ulqin, dyshohet se erdhën nga Shqipëria

Descriptive Text

Tjetër sasi lëndë narkotike është sekuestruar nga forcat e rendit.

Kështu, policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me 205 kg lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën rreth 130 metra larg bregut të lumit.

Sipas informacioneve të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.