Pesë të vdekur në një aksident në hyrje të Shkupit

Pesë të vdekur në një aksident në hyrje të Shkupit

15 May 2019 15:57

Pesë persona e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve fillestare deri te aksidenti ka ardhur kur një automobil “reno 5” është përplasur në një kamion për mbeturina të “Higjienës Komunale” në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” në rrugën “Boris Trajkovski”.

Siç kumtuan nga MPB-ja në vendin e aksidentit e kanë humbur tre persona, ndërsa dy janë transferuar në spital ku kanë ndërruar jetë.

Ekspertiza ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa komunikacioni ishte i bllokuar. Nga MPB-ja më shumë hollësi për ngjarjen paralajmëruan gjatë ditës së sotme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme