“Bosi i mafisë shqiptare” i burgosur në Greqi thërret për ndihmë: “Po i vrasin shqiptarët”

“Bosi i mafisë shqiptare” i burgosur në Greqi thërret për ndihmë: “Po i vrasin shqiptarët”

12 May 2019 16:43

I etiketuar si “Bosi i Mafias së burgut” të Koridhalos në Greqi, Klodian Lekocaj, është shfaqur në mediat shqiptare.

“Jam Klodi, kërkoj ndihmë nga ju si përfaqësues i fjalës së lirë dhe të drejtave tona si njerëz”, e nis intervistën Lekocaj për Fax News.

Ai akuzon drejtësinë greke se po vrasin të burgosurit shqiptarë dhe po i eliminojnë një nga një.

I akuzuar si organizator dhe urdhërues i vrasjes së avokatit grek Michael Zafiropoulos, ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Madje kërkon edhe ndryshimin e trupit gjykues.

“Për fat të keq po na vrasin dhe po na eliminojnë një nga një . Nuk po gjejmë dot të drejtën për të mësuar të vërtetën dhe kush po fshihet pas këtyre ngjarjeve tronditëse që nuk na sqaron njeri dhe vazhdojnë të fshehin prova dhe manipulojnë ngjarje. Nuk po gjejmë dot drejtësi këtu. Për ironi të vërtetës fshihen njerëz të cilët përdorin ligjin në interes të tyre sepse ju jep të drejtën vendi i punës. Prandaj i kërkoj shtetit shqiptar të më ndihmojë sepse po më bëhen shumë padrejtësi. Kërkoj që gjyqi që vazhdon në gjykatën e Athinës, të ndërrohet trupi gjykues sepse jam pa avokat. Më kanë sjellë dhe një akuzë të re për grup në të cilin nuk kam asnjë lidhje. Te kjo shkoj me datë 20.05.2019. Kërkoj të vini të shikoni nga afër si i vret drejtësia greke shqiptarët. Ky problem nuk është vetëm i imi por i gjithë shqiptarëve në Greqi. Edhe njëherë ju lutem më ndihmoni”./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme