Kronikë

Kërkohet paraburgim për të përfshirët në vrasjen e djeshme te Vitia

Kërkohet paraburgim për të përfshirët në vrasjen e djeshme te Vitia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarve F.I. (1999), B.I. (1986), S.I. (1978), I.I. (1969), H.I. (1961), të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, si dhe ndaj të dyshuarit E.I. (1990), për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kumtesës zyrtare, ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit F.I., B.I., S.I, I.I. dhe H.I., më 2 maj 2019, rreth orës 9:30 – 9:50 minuta, në fshatin Sodovinë e Çerkezëve, komuna e Vitisë, në bashkëveprim dhe me dashje, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I.