Një person është sulmuar gjatë kohës sa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ndërkaq i janë grabitur edhe para kesh.
I dyshuari i cili ishte i maskuar e kishte kërcënuar viktimën me sëpatë, ndërkaq pas grabitjes së parave ishte larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net
Rasti ka ndodhur në Kaçanik dhe nuk raportohet për të lënduar.