Kronikë

Ragip Hajdini nga Peja dyshohet si organizator i grabitjes së milionave në Rinas

Ragip Hajdini nga Peja dyshohet si organizator i grabitjes së milionave në Rinas

Ragip Hajdini nga Peja, i njohur ndryshe me nofkën “Daja” dyshohet të jetë një prej organizatorëve të grabitjes spektakolare brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit.

Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor pas analizimit të të gjitha provave të grumbulluara deri në momentin e arrestimit të tij. Megjithatë, i arrestuari i 6-të për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, Ragip Hajdini, nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor, shkruan sot “Koha Ditore”.