Gjykata në Prishtinë ua vazhdon paraburgimin dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit Foto: Alban Bujari / KD

Gjykata në Prishtinë ua vazhdon paraburgimin dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

23 April 2019 14:55

Gjykata në Prishtinë ua zgjati edhe për edhe dy muaj paraburgimin, pjesëtarit të Policisë Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiqit, të dyshuar për vrasjen e liderit të Iniciativës IQOI, Oliver Ivanoviq me 16 janar 2018, raporton KTV.

Këta të dy të hënën hynë në grevë urie sepse gjykata nuk ua ka miratuar kërkesën për zhvendosje nga paraburgimi nga Podujeva në Mitrovicë, ka thënë Negovan Sharanoviq, avokat i Spasojeviqit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme