Kronikë

Themelorja në Prishtinë i cakton një muaj paraburgim të miturit i dyshuar si pjesëtar i grupeve terroriste

Themelorja në Prishtinë i cakton një muaj paraburgim të miturit i dyshuar si pjesëtar i grupeve terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake i këtij departamenti, i ka caktuar masën e paraburgimit një të mituri që dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve terroriste.

Gjykata thotë se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.