Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vajza nga Fushë Kosova e cila ishte raportuar si e zhdukur më 12 prill.
Njësia policore ka arritur që të gjejë, ku ishte duke qëndruar viktima femër shqiptare e raportuar si e zhdukur, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit, është bërë kontrollimi i shtëpisë ku ishte duke qëndruar viktima. Një i dyshuar mashkull është intervistuar dhe një tjetër gjendet në arrati.